Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja emrat më të pëlqyer për fëmijë në Kosovë

Lajme 06/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përzgjedhja e emrit është një nga pjesët më të bukura dhe më sfiduese për prindërit gjatë kohës kur ata presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Kemi edhe raste kur prindërve përzgjedhjen e emrit ua bënë më të lehtë dëshira e tyre ose tradita familjare për të përtërirë emrat e anëtarëve të familjes, kryesisht të prindërve të tyre të cilët nuk jetojnë më.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, trendi i emrave të përzgjedhur nuk dallon shumë në këto tre vitet e fundit. Listës i prijnë emrat ndërkombëtarë, duke mos përjashtuar edhe një pjesë të atyre me kuptim fetar. Karakteristikë e gjithë kësaj janë emrat e shkurtër, të cilët tanimë veçse janë në krye të listave zyrtare të emrave.

Më poshtë janë paraqitur tabelat e trendit të emrave për vajza dhe djem në tre vitet e fundit në Kosovë, sipas ASK-së.

Duke bërë një krahasim të tabelave shihet mjaft qartë se emrat më të shpeshtë për vajza në këto tre vitet e fundi në Kosovë janë: Alea, Tuana, Erina, Sara, Suela dhe Anisa, ndërsa për djem janë emrat: Diar, Amar, Leart, Omer, Ensar dhe Dion.

Po ashtu sipas ASK-së gjatë vitit 2013, numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave:

25-29 vjeç – 35.1% të lindjeve

20-24 vjeç – 24.2% të lindjeve

30-34vjeç – 23.9%, të lindjeve

grup-moshat tjera përbëjnë 16.8% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Ndërsa mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2013, është 28.1 vjeç.

Ajo e cila vlen të theksohet dhe vlerësohet është trendi në rritje i vënies së emrave shqiptarë. Ku për vajza më të shpeshtë janë emrat si: Era, Vlera, Vesa, Yllka, Aroma dhe Valëza, ndërsa për djem emrat si: Enis, Yll, Luan, Lum, Lekë dhe Drin.

Praktikat jetësore na e kanë dëshmuar se cilado që të jetë zgjedhja juaj, në fund fëmija është ai i cili do ta ngrohë dhe do i japë kuptim edhe më shumë emrit të tij.

Artikulli paraprakHoroskopi, 6 korrik 2017
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.