Debate të shumta ka shkaktuar vendimi i kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, për dyfishimin e pagës së tij dhe të stafit të tij qeveritar.
Gjatë qëndrimit të tij ditën e djeshme në QKUK, Haradinaj ka thënë se ‘rroga jo e dinjitetshme ta vështirëson pozicionin jetën funksionimin’, shkruan Gazeta Shneta.
E, edhe pse ky vendim ka irrituar më së shumti mjekët dhe sistemin shëndetësor kosovar, është një mjek që ka përgëzuar vendimin e fundit të Haradinajt.
Oftalmologu nga Peja, njëherësh kanditati i vetëshpallur për president të Republikës së Kosovës, Ismet Hebibi, ka shkruar se Haradinaj e meriton këtë dyfishim page.
Ky është postimi i tij i plotë:
‘’Kryeministër Haradinaj je i madh, dyfishimi i pagave mbron integritetin dhe largon korruptivitetin.Jepma edhe mua vendin e punës!’’./Gazeta Shneta/