Burrat janë shumë më keq se gratë në pandeminë e koronavirusit, sipas statistikave që dalin nga e gjithë bota.
Këtë javë, drejtori i shtëpisë së bardhë Dt. Deborah Birx citoi një raport nga Italia që tregon se burrat po vdesin me ritme më të larta se gratë. Birx e quajti atë një “trend shqetësues”, transmeton Gazeta Shneta.
Autoritetet shëndetësore italiane javën e kaluar raportuan se midis 13.882 rasteve të vdekjeve të COVID-19 dhe 803 midis 21 shkurt dhe 12 mars, burrat llogaritnin 58% të të gjitha rasteve dhe 72% më të predispozuar të vdisnin sesa gratë e shtruara në spital me sëmundjet e frymëmarrjes.
Këto shifra janë në përputhje me tregimet e hershme nga Kina, ku së pari u shfaq koronavirusi dhe nga Koreja e Jugut, ku zbulimi dhe gjurmimi i infeksioneve ka qenë shumë gjithëpërfshirës.
Një analizë e të gjitha studimeve të pacientëve me COVID-19 të paraqitura në Kinë nga dhjetori 2019 deri në shkurt të vitit 2020 tregojnë që burrat përbëjnë afërsisht 60% të atyre që janë të infektuar dhe sëmurën. Sipas raportimeve, shkalla e vdekshmërisë në mesin e burrave me infeksion të konfirmuar ishte afërsisht 65% më e lartë se sa ishte midis grave.
Edhe midis fëmijëve më të vegjël se 16 vjeç, koronavirusi mund të prek djemtë më shumë se vajzat. Në një raport të fundit për 171 fëmijë dhe adoleshentë që u trajtuan për COVID-19 në Spitalin e Fëmijëve në Wuhan, 61% ishin meshkuj.
Në Korenë e Jugut burrat përbënin gati 62% të të gjitha rasteve. Dhe burrat e infektuar ishin 89% më të predispozuar të vdisnin sesa gratë.
Imazhi i shfaqjes së ndjeshmërisë së mashkullit ndaj koronavirusit mund të shpjegohe tme lehtësi. Në të gjithë botën, burrat kanë shumë më shumë gjasa të pinë cigare. Kjo dëmton mushkëritë e tyre dhe shkatërron ato për inflamacion dhe dëmtime të mëtejshme kur luftojnë një infeksion.
Në Kinë, shkalla e pirjes së duhanit është ndër më të lartat në botë, 54% e burrave ishin duhanpirës aktual në vitin 2010 dhe 8.4% ishin ish-duhanpirës. Megjithatë, vetëm 3.4% e grave kineze kishin pirë duhan ndonjëherë.
Në Korenë e Jugut, gjysma e burrave dhe 4% e grave pinin duhan. Në Itali, 28% e meshkujve dhe 20% e grave pinë duhan.
Por, sipas shkencëtarëve edhe niveli i estrogjenit në trupin i grave i mbron ato më shumë nga sëmundjet dhe përmirëson imunitetin e tyre. /GazetaShneta/