Edhe pse ajo vetë dhe rrethi i ngushtë i miqve e dinin prej disa kohësh për shtatzëninë e moderatores Floriana Garo, në media, lajmi u bë i njohur vetëm prej pak ditësh.
Pasi e bëri publike, Floriana tani ndihet e lirë të postojë fotografitë që do, pa iu trembur ndonjë komenti të pahijshëm, që është gjithnjë gati në rrjetet sociale.
Sot, Garo ka postuar foton e parë të shtatzënisë që megjithëse është shkrepur pak në distancë, tregon për linjat e ndryshuara të Garos.
Në vijim, siç është normale të ndodh, ndryshimi do duket edhe më tepër./indeksonline/