Drejtori i Departamentit për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme, Jahë Gecaj, është caktuar ushtrues detyre i pozitës Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.
Jahë Gecaj, është caktuar ushtrues detyre i pozitës Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. Lajmi është konfirmuar nga Divizioni për Komunikim me Publikun në MSh, raporton Gazeta Shneta.
“Sipas nenit 9 të Ligjit Nr. 08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, në rast se një pozitë e nivelit të lartë drejtues mbetet e lirë, titullari i institucionit emëron përkohësisht ushtruesin e detyrës. Konkursi për këtë pozitë do të shpallet pasi të formohet Qeveria e re”, thuhet në komunikatë.
Tutje, me vendimin e Zëvendësministrit të datës 25.08.2025, Jahë Gecaj është emëruar zyrtarisht ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/




