Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Jahjaga e brengosur për largimin e profesionistëve shëndetësor, shpreh gaditshmëri për ndihmë në lehtësimin e kësaj çështje

Lajme 15/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Takimi mes kryetares se OIK, Nexhmije Gori dhe ish-presidentes Atifete Jahjaga.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, Nexhmije Gori ka takuar ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga OIK, kryetarja Gori është takuar me ish-presidenten Jahjaga, ku temë diskutimi mes tjerash ishte largimi i profesionistëve shëndetësor nga Kosova, përcjell Gazeta Shneta.

“Secili spital që e viziton e takon një infermiere apo mjek që të tregon që është në pritje të rregullimit të dokumentacionit për të ikur për një jetë dhe kushte më të mira”, ka thënë ish presidentja, theksohet në njoftimin e dhënë.

Në anën tjetër, Jahjaga ka shtuar se janë edhe kërkesat e mëdha të pacientëve dhe shërbimet e shumta që marrin nga stafi shëndetësor por vazhdon të mungojë vlerësimi dhe falenderimi për ofruesit e këtyre shërbimeve.

Jahjaga është shprehur e gatshme të bashkëpunojë në çdo formë, për të mbështetur infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë që ata të ndjehen të vlerësuar dhe të shohin Kosovën si vend të mundësive.

Njoftimi i plotë nga OIK:

Kryetarja e OIK takon ish presidenten Atifete Jahjaga

Prishtinë, 15 maj – Kryetarja e Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë Nexhmije Gori ka takuar ish presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Kryetarja Gori e ka njoftuar ish presidenten Jahjaga me procesin e konsolidimit të organeve të OIK pas një procesi të rregullt zgjedhor.

Tashmë me organe të konsoliduara, OIK sipas kryetares Gori, jep mundësi për bashkëpunim me institucione dhe organizata të ndryshme.

Kryetarja e OIK, Nexhmije Gori ka shprehur gatishmërinë e saj që të gjinden forma për të motivuar infermierët për të mos braktisur vendin si dhe për t’i bërë ata të ndjehen të vlerësuar në vendin e tyre.

Ish presidentja Jahjaga ka thënë se largimi i infermierëve mbetet një brengë e veçantë për shoqërinë.

“Secili spital që e viziton e takon një infermiere apo mjek që të tregon që është në pritje të rregullimit të dokumentacionit për të ikur për një jetë dhe kushte më të mira”, ka thënë ish presidentja.

Jahjaga ka shtuar se në anën tjetër janë edhe kërkesat e mëdha të pacientëve dhe shërbimet e shumëta që marrin nga stafi shëndetësor por vazhdon të mungojë vlerësimi dhe falëmnderimi për ofruesit e këtyre shërbimeve.

Ish presidentja Jahjaga është shprehur e gatshme të bashkëpunojë në çdo formë, për të mbështetur infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë që ata të ndjehen të vlerësuar dhe të shohin Kosovën si vend të mundësive

 

 

Artikulli paraprakRriten përdoruesit e cigareve elektronike në Kosovë, këtë dukuri e konfirmon edhe MSh-ja
Artikulli i rradhës Ndryshimet që mund t’i pëson lëkura gjatë shtatzënisë, produktet që duhet shmangur

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.