Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Janë pjesë e Shqipërisë, por “shëndetësinë falas” e marrin në Kosovë

Lajme 31/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I përkasin njësisë administrative të Shishtavecit në Bashkinë e Kukësit, por thuajse të gjitha shërbimet dhe tregtinë e kryejnë me komunën e Dragashit në Kosovë. Ky është realiteti i mbi 820 banorëve të fshatit Borje, të cilët e kanë të pamundur të lidhen dhe të marrin shërbime në Kukës për shkak të rrugës tejet të amortizuar.

Në këto kushte, ato detyrohen të kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të vajtur në Kukës vetëm për çështje dokumentacioni. Pasi punët dhe shërbimet e përditshme i mbarojnë në Dragash.

“Rruga është shumë e mirë në Dragash, bëjmë pazarin, shesim edhe patate. Kurse në Kukës nuk është rruga e mirë. Është katastrofë”, thotë një banore e zonës për A2 CNN. “Shteti s’ka vendos dorë hiç”. “Deputetët na i bëjnë fushë me lule, por kur vjen puna, na harrojnë. Kosova na jep edhe punë”, thotë një tjetër.

Situata është e njohur edhe për kryetarin e komunës së Dragashit në Kosovë, i cili shprehet se institucionet e kësaj komune kanë hapur dyert për banorët e zonës kufitare në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë apelon që institucionet shqiptare t’i hedhin sytë nga kjo zonë.

“Janë fshatra të cilat jetojnë në kushte mizerje. Një apel qeverisë shqiptare, të investojë më shumë në këtë pjesë”, thotë për A2 CNN, Bexhet Xheladini, kryetar i komunës Dragash. “Ne u kemi mundësuar të gjitha shërbimet shëndetësore, pa pagesë”.

Kryekomunari i Dragashit, shpreson qe vitin e ardhshëm banorët e zonës kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, të lëvizin akoma më lirshëm në një distancë deri në 30 km në brendësi të kufirit të të dy vendeve, pa qenë të detyruar të paraqiten në pikat e kalimit kufitar, por vetëm duhet të mbajnë me vete një dokument identifikimi./A2CNN/

 

Artikulli paraprakVdes në QKUK personi i dytë nga sulmi i së dielës me armë në Vushtrri
Artikulli i rradhës Drejtori i Pulmologjisë ngre alarmin: Cigaret elektronike po përdoren me të madhe nga të rinjtë, pa e ditur efektin e tyre

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.