Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Japonezët, 69 mijë euro për pajisje mjekësore për QKMF-në “Nënë Tereza” në Klinë

Lajme 10/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë është përfituese e një projekti prej 68 mijë e 229 euro nga Qeveria Japoneze, për pajisje shëndetësore.

Bëhet fjale për 1 autoambulancë, 1 veturë dedikuar për hemodializë dhe komplet pajisjet për laboratorin e kësaj qendre shëndetësore. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, drejtori i Shëndetësisë, Bedri Gashi dhe drejtoresha e QKMF-së “Nënë Tereza” dr. Drita Gjergji.

“Ky grant do të ketë ndikime jashtëzakonisht pozitive, sepse krijon parametra për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët e Komunës së Klinës”, ka thënë me këtë rast kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Ambasadori i Japonisë, Kiyoshi Koinuma, ka thënë me këtë rast se investimi i Qeverisë Japoneze do të ndikojë në përmirësimin e standardeve për qytetarët e komunave përfituese.

Klina është përfituese e këtij projekti bashkë me katër komunat tjera të Kosovës. Komuna e Klinës ka aplikuar në maj të vitit 2016 nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse Japoneze në Prishtinë për përfitimin e Grantit të Asistencës Bazike për Sigurinë Humane të Qeverisë Japoneze, me ç’rast është konfirmuar miratimi i përfitimit të një (1) autoambulance standarde dhe një (1) autoambulance për nevojat e pacientëve me hemodializë si dhe pesë (5) pajisjeve laboratorike: Aparatit hematologjik, aparatit biokimik, mikroskopit, roller mikserit dhe centrifugave. Projekti financohet nga Qeveria Japoneze nga granti i Projekteve Bazike për Siguri Njerëzore ( të quajtur GGP). i miratuar nga Qeveria e Japonisë.

Artikulli paraprakHoroskopi, 10 mars 2017
Artikulli i rradhës Burri godet me thikë gruan: Nuk po kujdesesh për mua

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.