Japonia ka miratuar një projekt-ligj për legalizimin e barnave me bazë kanabis në një rishikim historik të ligjeve të saj të rrepta të narkotikëve.
Ndryshimet në ligjet e Japonisë për kontrollin e kanabisit dhe narkotikëve të miratuara të mërkurën do të hapin rrugën për lejimin e produkteve mjekësore që rrjedhin nga kanabisi, raporton AFP transmeton Gazeta Shneta.
Medikamentet me bazë kanabisi, të prodhuara me përbërësin aktiv kanabidiol, përdoren tashmë jashtë shtetit për të trajtuar kushte të ndryshme si epilepsia e rëndë.
Kjo është një fitore për grupet e pacientëve që kanë bërë fushatë për akses në këto ilaçe. /Gazeta Shneta/