Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Japonia shënon numër rekord të personave mbi 100-vjeç, shumica dërrmuese gra

Lajme 15/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i japonezëve që kanë mbushur 100-vjeç dhe përtej, ka arritur një rekord të ri, sipas të dhënave më të fundit.

Sipas burimit Euronews Health, kjo është hera e 55-të radhazi që Japonia, e njohur për jetëgjatësinë e saj, arrin këtë shifër historike. Deri më 1 shtator, vendi kishte 99,763 qindvjeçarë, 4,644 më shumë krahasuar me vitin e kaluar, raportojnë mediat japoneze.

Shumica absolute – rreth 88 për qind – janë gra.

Gruaja më e moshuar në Japoni është Shigeko Kagawa, 114- vjeçe, ndërsa burri më i moshuar është Kiyotaka Mizuno, 111-vjeç, sipas mediave kombëtare.

Ekspertët e shëndetit besojnë se jetëgjatësia e gjatë e Japonisë – mesatarisht 84.5 vjet – lidhet me mënyrën e jetesës dhe sistemin e fortë shëndetësor.

Në Japoni ka aq shumë të moshuar sa që çdo vit, kryeministri u dërgon një letër urimi dhe një dhuratë atyre që mbushin 100-vjet.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ky gjest synon të “shprehë mirënjohje për kontributin e gjatë të tyre në zhvillimin e shoqërisë dhe të nxisë interesin dhe mirëkuptimin e publikut për mirëqenien e të moshuarve”.

Mbi 52,000 persona do të marrin këtë vlerësim këtë vit, i cili do të dorëzohet në një ceremoni përkujtimore javën e ardhshme.

Megjithatë, festa zhvillohet ndërkohë që Japonia po përballet me sfidat shëndetësore të një popullsie që po plaket dhe po tkurret. Vitin e kaluar, numri i lindjeve ra për të 16-in vit radhazi. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprak10 raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë
Artikulli i rradhës Raporti javor i shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.