Në një kohë kur shëndeti publik është në qendër të vëmendjes së qytetarëve, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Obiliq, Haki Jashari, ka bërë të ditur të arriturat dhe sfidat në furnizimin me barna esenciale për komunitetin e tyre. Ai ndau detaje të rëndësishme rreth nivelit të furnizimit me ilaçe të rëndësishme dhe sfidat që ende përballonin, duke theksuar nevojën për përmirësim në disa aspekte të shërbimit shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.
Jashari, ka bërë të ditur se furnizimi me barna nga lista esenciale të Ministrit të Shëndetësisë ka arritur në nivelin 70%. Megjithatë, për disa barna si Kaptopril dhe Nitroglicerine, mungesat vazhdojnë të jenë të perceptueshme në treg.
Nga ana tjetër, për furnizimin me insuline dhe vaksinën tetabulin, situata është në nivelin 100%, ndërsa për materiale shpenzuese sipas listës esenciale nga Ministria e Shëndetësisë, furnizimi është në rreth 80%.
“Si Qendër e Kujdesit Mjekësor Familjar në Obiliq, ne kemi siguruar një donacion për ndërtimin e kateve të dytë dhe të tretë të qendrës sonë, nga shteti i Katari dhe një pjesë e financimit ka ardhur nga buxheti komunal. Po ashtu, jemi në kërkim të donacionit për instalimin e një ashensori dhe renovimin e kabit të parë.”, tha Jashari
Në një tjetër zhvillim, ai theksoi se për momentin nuk ka nevojë për rritjen e stafit, falë bashkëpunimit me OJQ-në Islamic Relief. Përmes këtij partneriteti, janë punësuar 9 mjekë dhe 9 infermiere, duke mundësuar ofrimin e një shërbimi të veçantë dhe të domosdoshëm për komunën e tyre, siç është Sherbimi Shtëpiak-Paliativ.
“Kërkojmë implementimin e Ligjit për Obiliqin si zonë e rrezikuar mjedisore, i cili deri më tani nuk është zbatuar. Është e nevojshme nxjerrja e akteteve nenligjore nga Ministria e Shëndetësisë.”, ka shtuar drejtori.
Kjo për të garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik të qytetarëve./GazetaShneta/




