Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Java 23

Këshilla për shtatzëna 29/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Kjo është madhësia e fetusit tuaj tani
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Diçka e madhe po zhvillohet nëna brenda trupit tuaj. Tanimë është 30 cm. Mund të krahasohet me një mango të madhe.

Bebja juaj po lëviz çmendurisht brenda jush duke provuar të gjitha llojet e ushtrimeve me këmbët dhe duart e formësuara.

Nëse jeni më djalë, atij në këtë periudhë po i lëshohen testikujt nga abdomeni. Te femrat, mitra dhe vezoret veçse janë formuar.

Proporcionet e trupit janë të njëjta sikurse të një posalinduri, edhe pse fetusi është ende mjaft i hollë.

Por, tani fetusi juaj duket shumë më bukur, shumë më njerëzor. Është muaji i gjashtë për ju tani.

Ndryshimet te ju

Pasi i shpëtuat lodhjes së tremujorit të parë, tani ju duhet të përballoni diskomfortin e të qenit 23 javë shtatzënë.

Dëshironi një kujtim shtatzënie të paharrueshëm? Realizoni një foto-kolazh

Ndër simptomat që mund t’iu shfaqën janë këmbët dhe nyjat e ënjtura, kontraksione, dhimbje të shtyllës kurrizore, ndjeshmëri e madhe në gjithë trupin etj.

Sa i përket trupit tuaj, tani belin e keni 21-25 centimetra në distancë nga ashti pubik deri te maja e mitrës (gjatësia fundale).

Deri në javën 23 ju me siguri keni shtuar peshë nga 5 deri në 7 kg. Dhe nëse jeni shtatzënë me binjakë ju me siguri gjerë tani keni shtuar rreth 11 kg. Nëse keni kujdes me shtimin e peshës, ulni rrezikun për lindje të parakohshme.

Në javën 23, lëvizja e bebit është ndjesi e jashtëzakonshme për ju, çka ju ofron edhe siguri se ajo po ia ndalë mbanë.

Bebja juaj është plotësisht e qetë kur fle ndërsa një ‘kung fu’ mjeshtër kur është zgjuar.

Kontrolli me ultrazë

Dëshironi të dini se çfarë do të shihni në kontrollin me ultrazë në javën 23? Fytyra e bukur e bebit tuaj do të vërehet mjaft mirë me një pajisje të sofistikuar ultrasonografike.

Matjet përfshijnë BPD, FL, HC, AC, bashkë me të cilat kalkulohet edhe pesha e fetusit që është pesha në bazë të matjeve.

Ju preferojmë t’i dhuroni vetës kënaqësi duke dëgjuar të rrahurat e zemrës me anë të teknikës së Dopplerit.

Të rrahurat e zemrës nga kjo javë ju mund t’i dëgjoni edhe me një stetoskop standard! Kënaqësi, apo jo?!

Tani të rrahurat e zemrës së bebës suaj mund t’i dëgjoni edhe me stetoskop standard
Artikulli paraprakJava 22
Artikulli i rradhës Java 24

Ju sugjerojmë

Llojet e çajrave që mund t’i konsumoni gjatë shtatzënisë suaj

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

A janë të dëmshme infeksionet në vesh gjatë shtatzënisë suaj?

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Ndryshimet në javën e 33’të të shtatzënisë

24/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Si të zgjidhni produkte të sigurta për kujdesin e lëkurës për foshnjën tuaj të sapolindur

22/03/2023 Jetë

HIV në shtatzëni: Çfarë duhet të dijë një nënë e ardhshme e prekur nga ky infeksion?

22/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Sa shpejt mund të mbeteni shtatzënë pasi të keni lindur një fëmijë

22/03/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.