Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Java 28

Këshilla për shtatzëna 29/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Kilogramet vazhdojnë të shtohen me ritëm të shpejtë, jo vetëm te ju (Foto: Eumom)
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bebja juaj mund të nuhas dhe shijoj që tani. E, sytë e saj tani mund të prodhojnë lotë, diçka e jashtëzakonshme.

Eshtrat kanë janë formësuar, edhe pse janë ende të buta. Shtimi i peshës tani është shumë i shpejtë.

Me të gjitha këto ndryshime, ju urojmë mirëseardhje në tremujorin e tretë të shtatzënisë dhe të fundit.

Një fakt interesant është se truri i bebës suaj do të rrisë peshën e tij nga tani e deri në lindje për 400-500%.

Nga tash e tutja, bebja juaj vetëm do t’ia jap ‘dorën e fundit’ të formimit të organeve, si truri, mushkëritë e mëlçia. Gjithashtu, ajo do të shtojë shumë peshë.

Edhe cilësitë e saj të thithjes po perfeksionohen, çka është e mirëseardhur për të pas lindjes.

Ndryshimet te ju

Tani që bebja juaj ka përfunduar shumicën e fazave të zhvillimit të saj dhe i ka mbetur vetëm të shtojë peshë, juve do ju shfaqen disa simptoma më shumë.

Në këtë fazë ju pritet të keni më shumë probleme me gjumin. Ndryshimet hormonale dhe stresi para lindjes do të ndikojnë në këtë fakt.

Problem tjetër për ju nga tani mund të jetë frymëmarrja. Rritja e bebës suaj mund të pengojë diafragmën tuaj në punën e zakonshme.

Problemet me gjumin janë normale tani (Foto: Bubhub)

Ju sugjerojmë që të provoni ushtrime zgjatjeje, joga, ecje, not apo masazh të lehtë prenatal në këtë kohë, pasi mund të keni dhimbje në trupin tuaj.

Në terminin tuaj të javës së 28-të mjeku juaj do të bëj matjen e gjatësisë fundale apo distancën mes ashtit pubik dhe pjesës së sipërme të mitrës.

Në këtë kohë kjo distancë duhet të jetë përafërsisht 26-30 cm nëse nuk prisni binjakë. Te nënat me binjakë është problem të përcaktohen vlerat referente të gjatësisë fundale.

Trupi juaj ka shtuar peshë mjaft në këtë fazë dhe do të vazhdojë me një ritëm të tillë deri para lindjes.

Mjeku juaj mund t’iu rekomandojë në këtë javë një trik që do t’iu mbajë të sigurta që shëndeti i bebës suaj është në rregull. Ai do t’iu rekmandojë të kalkuloni dhe matni goditjet e bebës suaj.

Si ta bëni këtë? Përcaktoni një interval kohor gjatë ditës dhe merrni një numërator kohe (tajmer). Në këtë kohë, shikoni se sa i duhet bebës suaj të arrijë 10 lëvizje nga koha kur filloni numërin e minutave. Përafërsisht duhet të jetë rreth 2 orë.

Bëjeni këtë veprim çdo ditë, përafërsisht në të njëjtën kohë, dhe do të filloni të gjeni një rang mesatar të lëvizjeve të bebës suaj.

Është një gjë tejet e rëndësishme për ju që ju ofron siguri. Nëse ka diçka që nuk shkon sipas planit të kalkuluar, është mirë ta lajmëroni pastaj mjekun.

Bebi juaj me sytë e hapur në ekzaminimin 3D/4D

Kontrolli me ultrazë

Po të shohim brenda me ultrazë në këtë termin, e vërejmë se ka pasur rritje të konsiderueshme trashësie të bebës suaj.

Beba juaj po bëhet me e trashë dhe më e mençur. Tani ju do të keni së paku nga dy kontrolle në muaj te mjeku juaj.

Nëse kryeni një ekzaminim me ultrazë, mjeku juaj mund të spikas ndonjë imazh profili të fytyrës, këmbë, duar apo ndoshta organin gjenital. Nëse ekzaminimi bëhet me 4D, gjithçka është realistike.

Artikulli paraprakJava 27
Artikulli i rradhës Java 29

Ju sugjerojmë

Konsumimi i duhanit gjatë shtatzënisë, ja se çfarë duhet të dini

26/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Llojet e çajrave që mund t’i konsumoni gjatë shtatzënisë suaj

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

A janë të dëmshme infeksionet në vesh gjatë shtatzënisë suaj?

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Ndryshimet në javën e 33’të të shtatzënisë

24/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Si të zgjidhni produkte të sigurta për kujdesin e lëkurës për foshnjën tuaj të sapolindur

22/03/2023 Jetë

HIV në shtatzëni: Çfarë duhet të dijë një nënë e ardhshme e prekur nga ky infeksion?

22/03/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.