Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Java 30

Këshilla për shtatzëna 29/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Ajo po vjen, ajo po vjen… (Foto: Eumom)
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatësia e bebës suaj tani është 16’’ – thënë ndryshe sa gjatësia diagonale e monitorit të llaptopit tuaj.

Bebja juaj po vazhdon të shtojë ende peshë, mirëpo nga tani e tutje shtimi i peshës bëhet në baza individuale dhe pa vlera referente.

Pozita e bebës suaj mund të mos jetë ende e përshtatshme, me kokëposhtë, mirëpo mos u shqetësoni. Ka ende kohë deri para lindjes dhe ajo pritet të vijë në pozitën e përshtatshme për lindje natyrale.

Tanimë që truri i bebës suaj është zhvilluar dhe qelizat e reja po e rregullojnë temperaturën, lanugo – mbështjellësi i trupit, ka filluar të zhduket. Gjithsesi, pak lanugo mund të gjeni në lëkurën e bebës suaj edhe pasi kjo e fundit të lindë.

Një ndryshim tjetër i madh në javën e 30-të është prodhimi i plotë i qelizave të kuqe të gjakut nga palca eshtërore, sikurse te secili njeri normal.

Ndryshimet te ju

Filloni të mendoni që tani për spitalin ku do ta kryeni lindjen (Foto: Bubhub)

Ndiheni e lodhur sigurisht. Problemet me gjumin janë të shpeshta në këtë fazë. Marramendjet janë gjithashtu normale. Mos-balancimi i trupit i ndihmon kësaj të fundit.

Simptomat janë të njëjta sikurse me javën paraprake, me ndryshimin që dhimbjet mund t’iu shtohen me shtimin e peshës së bebës suaj.

E, tanimë miqtë e familjarët tuaj sigurisht se nuk përtojnë të komentojnë barkun tuaj të fryrë me komente që jo gjithherë ndonjëherë mund të mos jenë në kohën e duhur.

Por, tani keni edhe gjëra pozitive andaj shfrytëzojini. Punët e shtëpisë më nuk janë për ju, ulëset e autobusit janë të rezervuara për ju, sikurse edhe përzgjedhja në ushqimet më të shëndetshme.

Kur jemi të ushqimet, kujdes me peshën. 8-12kg është pesha normative për këtë pjesë të shtatzënisë. Më shumë se 12kg për rastet me binjakë.

Konsumoni sa më shumë ujë, kalcium, acid folik e vitamë C. Ju nevojiten juve dhe banorit brenda trupit tuaj.

30 javësh dhe 8 ditë pas lindjes

Kontrolli me ultrazë

Nëse keni termin të caktuar për javën e 30-të nga mjeku juaj, ky i fundit ka filluar të has në vështirësi për ekzaminim shkaku i rritjes së bebës.

Mund ta vëreni se koka ka pësuar rritje, shkaku i zhvillimit dhe rritjes së aktivitetit të trurit. Duart dhe këmbët mund të vërehen deri në detajin e fundit, sikurse edhe pjesët e tjera.

Në raste të mira dhe nëse e zini në disponim bebën tuaj, ajo mund t’iu ofrojë ndonjë buzëqeshje apo formë tjetër komunikimi që juve t’ua marr zemrën qysh tash!

Dallimi deri në detaje i organit gjenital mashkullor dhe femëror me 3D/4D HDlive në javën e 30-të
Artikulli paraprakJava 29
Artikulli i rradhës Java 31

Ju sugjerojmë

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A janë afshet e nxehta një shenjë e hershme e shtatzënisë?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Endometrioza dhe shtatzënia: A mund të mbeteni shtatzënë edhe me këtë sëmundje?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.