Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Jep dorëheqje drejtori i Auditimit në SHSKUK të cilit iu dogjën dy vetura vitin e kaluar

Lajme 08/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Auditimit në SHSKUK, Musa Vitija.

Musa Vitija ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Njësisë të Auditimit të Brendshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar se Vitija nuk është kthyer nga pushimi pa pagesë dhe ka njoftuar SHSKUK-në se ka dhënë dorëheqje nga pozita. Siç ka mësuar Gazeta Vitija nuk është kthyer në punë për shkak se nuk është ndier i sigurtë.

Ai është ankuar se SHSKUK nuk i ka ofruar siguri pas djegies së dy veturave vitin e kaluar. Gazeta ka tentuar të kontaktojë me Vitinë, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Në gusht dhe tetor të vitit të kaluar dy vetura të Vitisë u dogjën në parkingun e veturave afër objektit të administratës qendrore të SHSKUK-së. Për këtë rast ende nuk ka ndonjë të dyshuar ose të arrestuar nga organet e drejtësisë.

Pas djegies së veturës së dytë të Vitisë, në SHSKUK shkoi edhe kryeministri Albin Kurti. Ai e kishte lavdëruar Vitinë për raportet e auditimit të cilat përfunduan me arrestimin e disa zyrtarëve të IT-së në QKUK.

Ndërkaq Kurti kishte akuzuar për dështim në punën e tyre dy kompani të kontraktuara nga QKUK.

“Dy kompanitë, ‘Security Code’, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe ‘Quantic’, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga ‘vetëtima’”, shkruante Kurti vitin e kaluar. /Gazeta Shneta/

 

 

Flet Musa Vitija: Djegia e veturave mund të lidhet me punën time

Artikulli paraprak50% rritje në fibroidet e mitrës: Gratë e moshës 30 vjeçare e më lart janë më të rrezikuarat
Artikulli i rradhës Si mund të rrisni dopaminën?

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.