Ka dhënë dorëheqje ud. Drejtori i Spitalit të Ferizajt dr Fikret Arifi.
Lajmin për Gazetën Shneta e ka konfirmuar SHSKUK në një përgjigje zyrtare.
“ShSKUK, ju konfirmon se u.d. drejtori i Spitalit të Ferizajt, ka paraqitur dorëheqjen tek menaxhmenti i ShSKUK! Së shpejti pritet të caktohet ushtruesi detyrë!”, kanë deklaruar nga SHSKUK.
Spitali i Ferizajt udhëhiqet nga ushtrues detyre që nga viti 2021 kur e kishte përfunduar mandatin ish-drejtori Jeton Zeqiri.
Ushtrues detyre më pas ishin emëruar Riza Idrizi, Halit Gerbeshi, Isa Berisha dhe Selajdin Sallahu. /Gazeta Shneta/




