Neuropsikiatri Jusuf Ulaj ka komentuar vizitën e ministrit gjerman të shëndetësisë Jens Spahn, dhe nënshkrimin e një Deklarate të Përbashkët me homologun e tij kosovar Uran Ismaili.
Në këtë deklartë të përbashkët parashihet që Kosova ta ndihmojë Gjermaninë që të plotësojë mungesat me infermierë. Ministri Spahn ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për 50-60 mijë infermierë dhe këtë numër synon ta përmbush me infermierë nga Kosova dhe vende tjera, shkruan Gazeta Shneta.
“Marrëveshje, fotografim dhe gëzim për deportimin e profesionistëve. Vizat për ata qe iu nevojiten (atyre) do të përshpejtohen”, ka shkruar Ulaj në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë Jens Spahn:
“Ne kemi nevojë për rreth 70 mijë infermierë. Këtë numër të madh të infermierëve që na duhen mund ta arrijmë vetëm me ardhjet nga vendet tjera, dhe Kosova është shteti i parë me të cilën nënshkruam marrëveshje të kësaj natyre”.
Marrëveshje, fotografim dhe gëzim për deportimin e profesionistëve. Vizat për ata qe iu nevojiten (atyre) do të përshpejtohen.
Ky “sukses” tregon mjerimin qeverisës dhe zbrazjen e vendit. Shpejt do të mbetemi edhe pa infermier.