Dr. Drita Telaku e ka lënë punën në Klinikën e Pediatrisë në QKUK pas shumë viteve angazhim.
Specialistja e pediatrisë/pulmologjisë Dr. Drita Telaku-Qosja, ka dhënë dorëheqje nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta e ka kontaktuar Telakun për të mësuar arsyet e dorëheqjes por ajo nuk ka dashur të komentoj asgjë në lidhje me këtë vendim të saj.
Gazeta e ka pyetur edhe drejtoreshën e Klinikës së Pediatrisë Violeta Grajqevci-Uka, por e njëjta ka kërkuar që për këtë çështje t’i drejtohemi zyrës së personelit në QKUK.
Ndërkaq Gazeta ka marr vesh nga burime se Telaku-Qosja e ka dorëzuar dorëheqjen para rreth një jave. Sipas burimeve, ajo dorëheqjen e ka arsyetuar për çështje personale.
Në vitin 2022 në Klinikën e Pediatrisë e kanë lënë punën pesë pediatër me përvojë të gjatë. Të gjithë kanë kaluar në sektorin privat. /Gazeta Shneta/