Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ka vdekur basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës Gazmend Sinani, ngushëllon ministri Ismaili

Lajme 23/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Si pasojë e një aksidenti rrugor në Gjakovë, ka vdekur përfaqësuesi i Kosovës në basketboll, Gazmend Sinani.

Me këtë rast, federata e Basketbollit e Kosovës me pikëllim të thellë njofton mbarë opinionin për këtë ngjarje tragjike që i ka ndodhur basketbollit në veçanti dhe sportit në përgjithësi, e që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Ndërsa së bashku me Sinanin janë lënduar edhe Granit dhe Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala.

“Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme”, thuhet në njoftim të Federatës.

Sinani karrierën e tij e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes pasi kaloi grupmoshat e reja në kryeqytet. Derisa kujtojmë se ai ka luajtuar për ekipe si Sigal Prishtina, Bashkimin e Prizrenit si dhe Rahovecin.

Sinani në edicionin 2017/2018 luajti në Angli, derisa ishte edhe anëtar i kombëtares së basketbollit të Kosovës.  Në njoftimin e FBK-së ndër të tjerash thuhet: Me humbjen e tij, Kosova ka humbur një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës, kombëtarja ka humbur njërin prej basketbollistëve më të vlefshëm dhe më luftarak. Angazhimi i tij gjatë përgatitjeve për ndeshjet e qershorit ka qenë inspirim dhe motivim për bashkëlojtarët, kurse qasja e tij profesionale dhe shpirti luftarak do të mbeten në kujtim të secilit adhurues të basketbollit.

Derisa, me këtë lajm i shokuar ka mbetur edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve si dhe gjithë bashkëlojtarëve.

‘’I shokuar me vdekjen e një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës së përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinanit, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot, në Gjakovë. 27 vjeçari kishte mbrojtur për shumë vite ngjyrat e Prishtinës duke fituar disa tituj kampioni. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve për humbjen e madhe’’, shkruan Ismaili./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak6 ushqime që shtojnë peshën e foshnjës suaj
Artikulli i rradhës Ja përse data juaj e lindjes ndryshon kaq shpesh

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.