Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Kamishi’ kritikon e këshillon Uran Ismailin

Lajme 20/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka dhënë disa “këshilla”, siç i ka quajtur ai, miqësore, për ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, që vie nga radhët e partisë së Haxhiut.

Haxhiu i ka kërkuar Ismailit që të merret më shumë me zgjidhjen e problemeve në shëndetësi, duke ofruar sa më shumë profesionist afër vetes, duke çmuar profesionistët shëndetësor dhe mos humbë kohë me veprime ‘kozmetike’ koti e deklarime të pa analizuara mirë.

Ky reagim i Haxhiut erdhi pas një deklarate të sotme të ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili tha se “Problemi i ikjes së personelit shëndetësor nuk është i menjëhershëm. Ata kanë bërë plane afatgjata për këtë largim, duke pasur një ofertë shumë më të mirë jashtë vendit”.

Sipas Haxhiut, ky deklarim është i pamatur, pasi profesionistët shëndetësorë u përgatitën që të shërbejnë në vendin e tyre, por ishte Ministria e Shëndetësisë ajo e cila nuk kishte asnjë lloj strategjie kadrovike për të ruajtur dhe mbajtur në Kosovë personelin shëndetësor

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Sot bëra përpjekje që të përmbahem e të mos të deklarohem, por thjeshtë ministri i partisë sime më detyroi t’ia sqaroj dy gjëra:1.

Deklarimi i ministrit Uran Ismajli se: “Problemi i ikjes së personelit shëndetësor nuk është i menjëhershëm. Ata kanë bërë plane afatgjata për këtë largim, duke pasur një ofertë shumë më të mirë jashtë vendit”, është një deklarim i paqëndrueshëm, i pa matur, sepse të gjithë profesionistët shëndetësorë u përgatitën që të shërbejnë në vendin e tyre, por ishte Ministria e Shëndetësisë ajo e cila nuk kishte asnjë lloj strategjie kadrovike për të ruajtur dhe mbajtur në Kosovë personelin shëndetësor.

MSH as sot nuk po arrin të ketë strategji kadrovike dhe nuk po arrin të siguroj kushtet elementare për punën e personelit shëndetësorë, dhe kjo është arsyeja kryesore pse ata sot po e braktisin Kosovën.

2. I nderuar ministër, ju sot i vutë gurthemelin ndërtesës së Klinikës së Mjekësisë Sportive dhe Terapisë Fizikale me Rehabilitim. Urime!

Ministër i nderuar, sot gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim do të duhej ta bënit së bashku me Prof.Dr. Enver Haxhiun dhe një familjar të Dr. Bashkim Islamit të cilët vendosën themelet e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim dhe të Mjekësisë Sportive.

Respekt dhe mirënjohje e pafund për kampionen tonë Majlinda Kelmendin, të cilën ministri e përdori në një aktivitet të MSH, e do të duhej që ajo të angazhohej në aktivitetet dhe gurthemelet e MKRS-së.

Sot, ministri i Shëndetësisë ia ka huq në tërësi edhe me gurthemel edhe me deklarim.

Por nuk i vë faj ministrit Uran Ismaili për këto lëshime dhe të tjera, sepse ai nuk ka pasur si të dijë për Dr. Enver Haxhiun e Dr. Bashkim Islamin, për shkak se nuk e njeh historikun e mjekësisë e as personelin shëndetësorë, por këshilltarët e tij nga fusha e mjekësisë do të duhej ta dinin dhe mos të lejonin gabime të këtilla.

Krejt në fund dua të falënderoj ish drejtorin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, z. Shkelzen Rexhaj dhe drejtoreshën e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehalitim, Prof.Dr. Hajrie Hondozi-Hysenaj me të cilën kam bashkëpunuar për projektimin, dizajnimin, sigurimin e buxhetit për ndërtimin e klinikës së përbashkët të Mjekësisë Sportive dhe Terapisë Fizikale me Rehabilitim, e cila ishte një punë dhe angazhim disa vjeçar i yni deri te fillimi i punimeve ku planifikohet të themelohet edhe Agjensioni Anti Doping.

Prandaj, sot dua të falënderoj drejtorin e ShSKUK-së, Dr. Bastri Sejdiu, ish drejtorin Dr. Curr Gjocaj dhe drejtorin aktual të QKMS Dr. Adem Nuraj, ish drejtorin Shkelzen Rexhaj dhe Prof Dr. Hajrie Hondozi Hysenaj, të cilët u angazhuan për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm.

Dhe krejt në fund, i nderuar ministër po ta jap një këshill miqësore, merruni më shumë me zgjidhje të problemeve në shëndetësi, duke ofruar sa më shumë profesionist afër vetes, duke çmuar profesionistët shëndetësor dhe mos humbë kohë me veprime ‘kozmetike’ koti e deklarime të pa analizuara mirë.

Artikulli paraprakGruaja nga Ferizaji beson se e ka fëmijën gjallë, pavarësisht se i thanë se ka vdekur para 49 vjetësh
Artikulli i rradhës Çajin kamomil e përdorin shumë gra shtatzëna, por pak nga ato dinë nëse është i sigurt

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.