Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

Lajme 20/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Kanadasë ka njoftuar se do të ndalojë përkohësisht hyrjen në vend të çdo shtetasi të huaj që ka qëndruar në Republikën Demokratike të Kongos gjatë 21 ditëve të fundit, si pjesë e masave të reja kufitare për të parandaluar përhapjen e virusit Ebola.

Sipas burimit Reuters, vendimi bie ndesh me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila këshillon që të mos vendosen kufizime për udhëtimet apo tregtinë me Kongon.

OBSH-ja, thotë se masa të tilla krijojnë stigmatizim ndaj njerëzve nga zonat e prekura dhe mund ta bëjnë më të vështirë kontrollin e epidemive. Organizata vlerëson se rreziku i përhapjes ndërkombëtare të shpërthimit në Kongo mbetet i ulët, transmeton Gazeta Shneta.

Virusi Ebola transmetohet kryesisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të një personi të infektuar. Deri më 15 korrik, Kongo kishte raportuar mbi 2.100 raste të Ebolës, përfshirë 828 viktima.

Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë thotë se kufizimi i hyrjes për shtetasit e huaj që kanë qenë në Kongo gjatë 21 ditëve të fundit mund të zvogëlojë rreziqet për shëndetin publik në vend.

Masat hyjnë në fuqi më 20 korrik, në orën 23:59 sipas kohës lindore të Kanadasë. Më herët, Kanadaja kishte pezulluar dokumentet e emigracionit për banorët e Kongos, Ugandës dhe Sudanit të Jugut.

Deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast i Ebolës në Sudanin e Jugut, ndërsa Uganda nuk ka raportuar raste të reja që nga muaji i kaluar.

Edhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) është shprehur kundër ndalimeve të udhëtimit për personat që vijnë nga Kongo, duke vlerësuar se ato mund të pengojnë ndihmën humanitare dhe kanë efekt të kufizuar në frenimin e përhapjes së sëmundjes. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakMbi 5 mijë e 200 viktima nga tërmetet në Venezuelë
Artikulli i rradhës 13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

Ju sugjerojmë

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.