Kancelarja gjermane Angela Merkel, u njoftua se do hyn menjëherë në karantinë në shtëpinë e saj, pasi ka kontaktuar me një doktor që ishte testuar pozitiv me Covid-19.
Sipas zëdhënsit të Merkelit, Steffen Seiber, kancelarja gjermane kishte pasur një vaksinim të premtën të bërë nga një doktor që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit shkruan CNN.
Poashtu, Seibert deklaroi se kancelarja vazhdimisht do të testohet për koronavirus sepse një test në këtë fazë të hershme nuk do të ishte dhe aq i besueshëm transmeton Gazeta Shneta.
Merkel do të vazhdojë ngarkesën e saj të plotë të punës nga karantina shtoi Seibert. /Gazeta Shneta/