Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se “të gjitha vaksinat” e aprovuara nga rregullatori i barnave të BE-së janë të mirëseardhura, përfshirë vaksinat ruse dhe ajo kineze, raporton Reuters.
Në një intervistë televizive, ajo tha se Gjermania mirëpriti të dhënat e fundit nga provat e vaksinës ruse Sputnik V, transmeton Gazeta Shneta.
Çdo vaksinë e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është e mirëseardhur. Unë kam folur me presidentin rus për këtë. Ne pamë të dhëna të mira sot (për vaksinën ruse). Çdo vaksinë është e mirëpritur në BE për sa kohë që miratohet nga EMA – ka thënë ajo.
Kjo vjen pasi ajo tha muajin e kaluar se ishte “e hapur për idenë” e përdorimit të kapaciteteve evropiane për të rritur prodhimin e vaksinës ruse. /Gazeta Shneta/