Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kanceri, pasojë e rrezeve X! Shkruan: Dr. Ylli Mehmeti

Lajme 03/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Ylli H. Mehmeti PhDc – Radiolog

U nxita ta shkruaj këtë shkrim nga diskutimi i madh që bëhët mbi shkaqët e rritjës së sëmundjeve malinje (kancereve) në shoqërinë tonë kosovare. Spekulohët shumë mbi natyrën e shkaqeve të kesajë problematike , cekën shumë arsye por mbizotron një e ai shenjohët si konsumimi i ushqimit të pa kontrolluar që futët ne Kosovë prej inportit.

Deri më tani nuk kemi pasë hulumtime serioze mbi shkaqët kryesore të kësajë problematike. Nuk ka informata konkrete por më shumë janë hamendsime.

Një element i rendesishëm e i cili nuk është diskutuar kurrë ne rrethe profesionale shëndëtësor është ai i fenomenin të ekzaminimeve radiologjike apo thënë më mirë për abuzimin ditor që bëhet me rrezatimin nga rrezet X.

2.

Nga hulumtimi i bërë nga nje studim italian nxjerrë perfundimin që të moshat e reja vëtëm një egzaminim i thjeshte i radiografisë së gjoksit shfaq rrezik deri 60% për kancer të gjendres tiroide pas moshës 45 vjeçare. Jo vëtëm gjendrës tiroide por edhe inicim të kancereve në organe tjera te organizmit.

Nga pëvoja ime në spitale të Kosovës kam parë që kishte shumë ne kerkesa të pa justifikuara për ekzaminime radiologjike specifikisht CT dhe Röntgena . Kjo sidomos tek moshat e reja. Nuk ka studime se s´ka si të këtë për shkak së Kosova nuk ka sistem shëndetësor ku ruhën të dhënat e pacientëve. Më të veshtirë e bënë fakti që ka mos kordinim të plotë ne mes sistemit privat dhe publik.

Ajo që dihët me saktësi është që rrezet X me të cilat punon Röntgeni dhe CT shkakton demtime të rënda ne qelizat trupore . Demtimin e bënë kryesisht në berthamën qelizore që eshtë struktura kryesore e qelizes. Këto rreze janë shume të rrezikshme sidomos tek moshat e reja kjo për shkak se qelizat e fëmijëve janë në një fazë të ndarjes dhe rritjes së shpejtë, gjë që i bën ato më të ndjeshme ndaj dëmtimeve nga rrezatimi. Natyrisht që pasojat nuk vërehën menjëherë por pas një kohe. Kjo lidhet me situatën në Kosovë, ku rritja e rasteve të kancereve është në rritje dhe është e natyrshme që shikohët me shqetsim .

3.

Si shoqëri, është e domosdoshme të ndërmarrim masa të rrepta për të parandaluar këto abuzime dhe për të siguruar që procedurat radiologjike të kryhen vetëm kur janë vërtetë të nevojshme. Disa nga masat që mund të merren përfshijnë:

a)  Edukimi i publikut dhe profesionistëve të shëndetësisë mbi rreziqet e ekspozimit të panevojshëm ndaj rrezatimit dhe pasojat afatgjata që ai mund të ketë për shëndetin.

b) Zbatimi i protokolleve strikte për rekomandimin dhe kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, duke përfshirë justifikimin e çdo ekzaminimi dhe sigurimin që alternativat më të sigurta janë marrë në konsideratë.Përditësimi i vazhdueshëm i njohurive të mjekëve dhe teknikëve radiologjikë mbi praktikat më të mira dhe teknologjitë e reja që minimizojnë ekspozimin ndaj rrezatimit.

c) Kryerja e auditimeve të rregullta nga Instituti i mbrojtjes nga rrezatimi  në institucionet mjekësore shtetrore dhe private për të siguruar përputhjen me standardet e sigurisë dhe etikës, dhe promovimi i transparencës në raportimin e incidenteve apo shkeljeve.

4.

Duke zbatuar këto masa, mund të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të sigurojmë që ekzaminimet radiologjike të përdoren vetëm kur janë absolutisht të nevojshme dhe të kryhen në mënyrë të sigurtë dhe etike.

Nese nuk merren masa radikale dhe të shpejta , me këtë ritëm që është sot , do kemi shtim të numrit të pacientëve me sëmundjeve malinje dhe si rrjedhojë e kësajë do të ngritët ngarkesa finaciare për familjën dhe shtetin e Kosovës.

Artikulli paraprakFillon testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës
Artikulli i rradhës Ortopedi Sabit Sllamniku lirohet nga aktakuza për marrje ryshfeti

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.