Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kandidatja për drejtoreshë të Barnatores në QKUK, farmaciste përgjegjëse në kompaninë private

Lajme 18/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kandidatja për drejtoreshë të Barnatores Qendrore në QKUK, Gëzime Pllana, është farmaciste përgjegjëse në kompaninë farmaceutike “Altupharma”. Por ka edhe farmacistë të tjerë të QKUK-së që ua kanë shitur licencat barnatoreve private për çka janë duke u hetuar nga Inspektorati Faramceutik

Ia ka mësyrë pozitës së drejtoreshës së Barnatores Qendrore të QKUK-së, por Gëzime Pllana është farmaciste përgjegjëse në një nga kompanitë farmaceutike të cilat e furnizojnë me produkte këtë institucion publik. Pllana është farmaciste përgjegjëse në kompaninë farmaceutike “Altupharma”, shkruan Gazeta Shneta.

Licenca e saj me numër L1/2004/05/0048 është valide deri më datën 22 maj të këtij viti. Gazeta ka provuar të marr një deklaratë nga Pllana por nuk ka arritur qasje në numrin e saj kontaktues. Ndryshe “Altupharma” është një nga kompanitë farmaceutike e cila në vazhdimësi ka sponzoruar udhëtimet e mjekëve në kongrese e pushime jashtë vendit. Mjekët dyshohet se ia kanë kthyer favorin kompanisë duke ua përshkruar pacientëve barnat e saj.

Por Pllana nuk është e vetmja farmaciste e QKUK-së e cila ka marrëdhënie kontraktuale me kompani farmaceutike. Inspektorati Farmaceutik është duke hetuar edhe disa të tjerë për keqpërdorimin e licencave të tyre duke ua shitur barnatoreve private.

Pas marrjes së një informacioni anonim, kryeinspektori farmaceutik Dr. Shaban Osmanaj, ka ndërmarr menjëherë një hetim lidhur me këtë çështje. Ai thotë se dyshimet e para kanë qenë për 6-7 farmacistë në QKUK, por rezultatet kanë qenë se janë shumë më tepër.

“Në bazë të dhënave që kemi marr i kemi inspektuar të gjitha institucionet publike dhe private ku këta profesionistë ushtrojnë veprimtarinë, dhe në shumicën e rasteve kemi rezultuar se kontrata e punës e nënshkruar ka qenë 40 orë në institucionin publik dhe 40 orë në atë privat”.

Osmanaj ka deklaruar se në barnatoret private ku nuk janë gjetur farmacistët në vendet e tyre të punës, janë gjobitur si dhe iu është ndaluar puna deri në sigurimin e profesionistëve, ndërsa në disa raste janë ndryshuar kontratat e punës.

Ai ka thënë se këto raste janë dërguar në menaxhmentin e QKUK-së, si dhe do të dërgohen në Inspektoratin e Punës për t’i inspektuar kontratat e punës si dhe në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Menaxhmenti i SHSKUK-së ka konfirmuar për Gazetën se i kanë marr raportet e Inspektoratit për këto raste dhe kanë deklaruar se do të veprojnë sipas rekomandimeve të tyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSa duhet të jetë pesha ideale e fëmijës tuaj
Artikulli i rradhës Instituti Kombëtar apel shoferëve për kujdes gjatë vozitjes

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.