Në Klinikën e Radiologjisë në QKUK po vazhdon kaosi i prishjes së dyerve të dhomave të rëntgenit.
Kësaj radhe është dëmtuar dera kryesore e dhomës së rëntgenit. Një familjar i një pacienti i cili i ka dërguar fotografitë në adresë të Gazetës Shneta, është ankuar se ka pasur vështirësi për ta futur pacientin brenda.
Dera e prishur është bllokuar me ulësen e pritores së pacientëve, për ta mbajtur në këmbë dhe për të mos rrezikuar pacientët.
Gazeta edhe ditë më parë ka raportuar për prishjen e dyerve të tjera në këtë klinikë, ku ishte bërë investim para dy vitesh në renovimin e hapësirave. /Gazeta Shneta/