Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiokirurgët e shpetojnë nga gjendja e rëndë shëndetësore në zemër, qytetari i falenderon publikisht

Lajme 15/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zejnullah B. Makolli, një banor i Prishtinës, ka vendosur të ndajë një letër të hapur në rrjetin social Facebook, për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tij për stafin mjekësor të Klinikës së Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Përmes kësaj letre, ai sjell në pah profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të pamohueshëm në trajtimin e tij shëndetësor.

Pas një periudhe të vështirë shëndetësore, Zejnullah përballet me një gjendje të rëndë të zemrës së tij. Në këtë moment kritik, stafi mjekësor i Klinikës së Kardiokirurgjisë intervenon me përvojën dhe shkathtësinë e tyre në zemë. Falë profesionalizmit të Kardiokirurgut Dr. Ramë Alaj, anesteziologut Dr. Shkëlzen Muriqi dhe të gjithë stafit mjekësor të klinikës, Zejnullah arriti të tejkalonte me sukses një situatë shumë të rrezikuar për jetën e tij.

Në letër, ai gjithashtu shpreh mirënjohjen e tij për angazhimin dhe kujdesin e të gjithë stafit mjekësor të QKUK, duke përfshirë Dr. Fisnikun, Dr. Edin, Dr. Jetmirin, mjekët dhe infermierët. Ai e vlerëson përkushtimin e tyre në çdo fazë të kujdesit shëndetësor, që nga pranimi e deri te ndihma pas operacionit.

Postimi në Facebook:

”

Falënderim publik
Përmes kësaj letre dua të shprehë mirënjohen time të pafund dhe të falënderoj publikisht stafin mjekësor të Klinikës së Kardiokirurgjisë të QKUK, për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në intervenimin në zemër të hapur dhe vendosje të ByPass si dhe për përkujdesin e treguar para, gjatë dhe pas operimit tim në këtë Klinikë.
Duke iu falënderuar profesionalizmit të Kardiokirurgut Dr. Ramë Alaj dhe ekipit të tij; anesteziologut Dr. Shkëlzen Muriqi si dhe stafit të kësaj klinike (mjekë e infermierë), arrita me sukses ta kaloj një gjendje shumë të rëndë, nga e cila ishte e rrezikuar seriozisht jeta ime.
Sot, unë gjendem pranë familjes sime falë profesionalizmit dhe angazhimit të të gjithë stafit mjekësor, që nga pranimi im në Qendrën Emergjente. Dëshiroj të falënderoj gjithashtu dr. Fisnikun, dr. Edin, dr. Jetmirin, mjekët dhe infermierët e GJIK për profesionalizëm e angazhim.
Edhe njëherë dua të shprehë mirënjohjen më të lartë për profesionalizmin e Dr. Ramë Alaj duke i dëshiruar shëndet e suksese në misionin e tij human. Të lumshin duart dr. Ramë.
Unë dhe familja ime Ju jemi falënderues dhe mirënjohës përjetësisht.
Zoti ju bekoftë juve dhe familjet e juaja.
Sinqerisht,
Zejnullah B. Makolli
Prishtinë, 2023“
Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë i blen 14 autoambulanca
Artikulli i rradhës Spitali i Përgjithshëm në Pejë: 3,689 analiza laboratorike të kryera gjatë 24 orëve të fundit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.