Kardiokirurgët e Spitalit Amerikan operojnë me sukses pacientin me probleme në tre valvula
Kardiokirurgët e Spitalit Amerikan në Kosovë kanë realizuar me sukses një rast kompleks tel një pacient i cili kishte probleme me tre valvula.
“Pacienti A.I. me sëmundje valvulare (të përfshira tre valvula: valvula aortale stenotike dhe insuficiente, valvula mitrale stenotik dhe insuficiente dhe valvula trikuspidale insuficiente), me aortë ascendente të dilatuar, me probleme me veshkët dhe mëlçinë, efuzion masiv pleural dhe gjendje të përgjithëshme të rënduar i nënshtrohet intervenimit kompleks kardiokirurgjik”, thuhet në njoftim e Spitalit, transmeton Gazeta Shneta.
Tutje shpjegohet se është bërë realizimi i ndërrimit të valvules aortale dhe mitrale me protezë mekanike dhe anuloplastika e valvules trikuspidale.
“Një javë pas operimit pacienti lirohet në shtëpi me parametrat hemodinamik dhe laboratoriko-biokimik të kthyer në normë”, thuhet në njoftim.
Spitali Amerikan vazhdon të kryej intervenimet më komplekse në zemër të hapur.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan #perqafojejeten