Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiokirurgët në QKUK kryejnë për herë të parë operacionin ‘David’

Pa kategori 05/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiokirurgët në QKUK kanë kryer për herë të parë operacionin ‘David’ tek një pacient me diseksion akut të aortës dhe rupturë në rrënjët e saj.

Me këtë operacion mundësohet që pacientit t’i ruhet valvula native aortale gjatë zëvendësimit të rrënjës së aortës në rastet kur ka diseksion akut dhe aneurizëm, ka shpjeguar njëri nga mjekët që ka kryer këtë operacion Dr. Kushtrim Shala, shkruan Gazeta Shneta.

Operacioni është kryer nga ekipa Dr. Kushtrim Shala, Dr. Endrit Shala dhe ekipa e anestezionit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të postuar në Facebook nga Kushtrim Shala:

Për herë të parë në QKUK në kardiokirurgji kemi realizuar operacionin David tek një pacient me diseksion akut të aortës dhe rupturë në nivel të rrënjes së saj. Operacioni David konsiston në ruajtjen e valvules native aortale të pacientit gjatë zëvendësimit të rrënjës së aortës tek pacientet me diseksion akut edhe aneurisem të rrënjes së aortës si dhe paraqet standardin e artë të trajtimit kirurgjik te patologjive të tilla aortike  patologji këto që deri më tani janë trajtuar shpeshherë duke sakrifikuar valvulen e shëndosh të pacientit me valvule prostetike gjatë zevendesimit te rrënjës së aortës që njihet si operacioni Bental modified.

Përkundrazi operacionet David (VSARR) janë operacione më komplekse ku ruhet integriteti i valvulës së shëndosh në pozitë fiziologjike dhe pacienti shpëton nga përdorimi i përjetshëm i antikoagulanteve gjë që rrit kualitetin e jetës dhe ulë mortalitetin shoqërues (nga gjakderdhjet dhe sulmi në tru). Operacionet e tilla komplekse kryhen kryesisht në qendra te mëdha me volum dhe eksperiencë afatgjatë dhe të specializuara për kirurgjinë e aortës.

Njëkohësisht gjatë këtij operimi për herë të parë në raste të tilla është realizuar proteksion i zemrës me kardioplegji Del Nido, njera ndër kardioplegjitë që ofron proteksion superior të miokardit (ruajtjes së zemrës gjatë operacioneve të tilla). Pacienti i pranuar në gjendje shoku si diseksion akut Stanford  tip A në mesnatën e djeshme pas operimit në mëngjesin e sotëm është vendosur në mjekimin intenziv kardiokirurgjik në gjendje stabile për trajtim të mëtejshëm.

Artikulli paraprakAlergologu Dukagjin Zogaj e lë punën në QKUK
Artikulli i rradhës Elektrotekniku emërohet koordinator për mbikëqyrjen e punës dhe funksionimin e pajisjeve të dializës në Spitalin e Prizrenit

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

27/05/2026 Lajme

Tumoret mund të “maskohen” duke imituar indet normale

24/05/2026 Jetë

Shkencëtarët besojnë se ADN-ja njerëzore mund të fshehë potencial për rigjenerimin e indeve

23/05/2026 Jetë

Ablacioni me fushë pulsuese tregon superioritet ndaj barnave në trajtimin e fibrilacionit atrial

23/05/2026 Jetë

Rikthehet murtaja e bagëtive të imëta në Shkodër të Shqipërisë

19/05/2026 Lajme

Inflacioni 7,5% në Kosovë, ekonomistët: Po bëhet “kancer” për ekonominë

18/05/2026 Pa kategori
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.