Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiologët e hetuar për marrje ryshfeti, dyshojnë se po përgatitet shitja e Kardiologjisë Invazive

Lajme 11/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një praktikë e padëgjuar më parë e aneksimit të Kardiologjisë Invazive nga Klinika e Kardiologjisë, po ndodh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo situatë, që ka ngjallur shqetësim shumë të madh tek personeli i Klinikës së Kardiologjisë po vlerësohet si tejet e rrezikshme për vetë jetën e pacientëve.

Këta të fundit do të hospitalizohen  në njësi koronare, do të dërgohen në një klinikë tjetër  për trajtim dhe prap do të kthehen në Njësi Koronare. Ndërkohë që, siç bëjnë të ditur mjekët përmes një peticioni, ku shprehin shqetësimin e tyre, bëhet fjalë për pacient me sëmundje  akute koronare, me një rrezikshmëri të lartë për vdekje.

Personeli mjekësor i Klinikës së Kardiologjisë thonë se për ndarjen e tillë asnjëherë nuk është diskutuar në kolegjiumin e kësaj klinike, shkruan GazetaExpress.

Madje për këtë çështje, ky personel mjekësor e ka nënshkruar edhe një peticion të cilin e kanë nisur në drejtim të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtori të SHSKU-së, e Avokatit të Popullit.

Gazeta Express e ka siguruar këtë peticion i cili përmban nënshkrimet e të gjithë personelit, të cilët fuqishëm kundërshtojnë këtë vendim, pasi i njëjti sipas tyre është i pakuptimtë dhe i krijuar në rrethana të panjohura për ta.

“Na lejoni që në konsideratën më të lartë t’i drejtohemi institucioni tuaj, për të shprehur shqetësimin tonë të madh, si profesionistë shëndetësor dhe si Kolegjium i Klinikës së Kardiologjisë, në lidhje me ndarjen (copëtimin) tinzar të Klinikës së Kardiologjisë, përkatësisht ndarjen e kabinetit të Kardiologjisë Invazive nga Klinika e Kardiologjisë, në rrethana, kërkesë dhe vendim sa të panjohur, po aq të pakuptimtë për ne”, thuhet në peticionin e personelit mjekësor.

Sipas tyre askund në botë, Kardiologjia Invazive nuk i takon shërbimit të Kardiokirurgjisë.

Njëri nga nënshkruesit e këtij peticioni, i cili deshi të mbetet anonim, tha për Express se kjo ndarje (aneksim) i pjesës me vitale të klinikës, është bërë si fazë përgatitore për ta shitur (koncesionuar), sepse kjo siç shprehet ai, është njësi që gjeneron para.

Në kundërshtimin e tyre për këtë aneksim, mjekët e kësaj klinike bëjnë të ditur se ky vendim vije pas një tendence të dështuar për këtë ndarje, në kohën kur është miratuar  statuti i fundit i SHSKUK/QKUK në vitin 2014 e cila sipas tyre është hedhur poshtë pas një vendimi unanim të personelit mjekësor të bërë asokohe, përmes së cilës Ministria e Shëndetësisë e kishte revokuar ndarjen e klinikës së paraparë me atë statut.

Megjithatë, pavarësisht atij vendimi atëkohë, personeli mjekësor thekson se një situatë e tillë tashmë është riaktualizuar dhe po tenton të jetësohet në mënyrë jotransparente dhe të pakuptimtë.

Artikulli paraprakE rrallë: Mbetet shtatzënë për herë të dytë brenda 10 ditësh (Foto)
Artikulli i rradhës Dëshmia e një nëne shqiptare: Lindja me operacion nuk është rruga më e lehtë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.