Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiologët kërkojnë shkarkimin e drejtorit Imri Jashari, ankohen për keqmenaxhim dhe masa ndaj tyre

Lajme 04/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grup i kardiologëve të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, po kërkojnë shkarkimin e drejtorit Imri Jashari. Kjo kërkesë e tyre vjen vetëm disa ditë pas rikthimit në punë të kardiologut Gani Bajraktari nga Komisioni Disiplinor

Grupi i kardiologëve Artan Ahmeti, Jahir Shala, Banush Gashi, Nehat Rexhepi, Ibadete Bytyçi, Hamza Selmani, Edmond Haliti, Arlind Batalli, Afrim Poniku, Lulzim Kamberi dhe Gani Bajraktari, i kanë dërguar një letër menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të SHSKUK-së me kërkesën për shkarkimin e Jasharit, shkruan Gazeta Shneta.

Kardiologët kanë thënë se pas përpjekjeve të brendshme për të tejkaluar problemet dhe vështirësitë, janë detyruar t’iu drejtohen atyre me kërkesën për shkarkim duke rënditur 12 arsye ku Jashari akuzohet për keqmenaxhim, monopolizim të shërbimeve, nxitje të konfliktit, etj.

Sipas kardiologëve, Jashari me 70 për qind të stafit të klinikës flet vetëm zyrtarisht dhe nuk ka marrëdhënie kolegiale. “Duplifikimi i pozitës menaxheriale në shërbime të ndjeshme siç është ai i elektrostimulimit dhe aritmologjisë, të cilën e ka lënë pa shef prej gati 2 vitesh, me qëllim të monopolizimit të këtij shërbimi, shpërfilljen e listës së pritjes, hartimin personalisht të planit operator dhe moslejimin e angazhimit të kuadrove të reja”, thuhet në pikën 3 të këtij dokumenti të nënshkruar nga kardiologët.

Tutje ata e akuzojnë Jasharin për emërimin e dy shefave pa kritere statutare, si dhe lënien e disa njësive tjera pa shefa për disa vite.

“Ndërrimet e shpeshta të vendeve të punës pa asnjë arsye, në mënyrë tekanjoze e selektive, nëpër reparte e kabinete, kanë krijuar pakënaqësi të panevojshme, nxitje të konflikteve dhe demotivim në punë”.

Jashari poashtu akuzohet se ka shqiptuar dënime të panumërta me shkrim dhe me gojë ndaj shumicës së stafit me dhe pa arsye, dhe poashtu ka ndërmarr masa duke i pezulluar mjekët përkohësisht nga puna në një kabinet ose moslejim i pjesëmarrjes në aktivitete profesionale.

Më poshtë e gjeni kërkesën e plotë të kardiologëve të dërguar në drejtorinë e përgjithshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë Klinikën e Syve nuk po respektohen rekomandimet, kërkohet pezullimi i rasteve elektive për të ruajtur stafin
Artikulli i rradhës Tre mënyra sesi të parandaloni problemet me sistemin tretës te bebi juaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.