Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shënon rritjen të numrit të koronarografive në Klinikën e Kardiologjisë gjatë vitit 2023.
Në shoqërim me Drejtorin e ShSKUK-së, z. Elvir Azizi, ata vlerësuan progresin shkëlqyeshëm të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Në një numër prej 4050 koronarografish, një rritje e theksuar prej 1121 procedurash më shumë se vitin e kaluar, Ministri Vitia dhe Drejtori i Klinikës, Dr. Lulzim Kamberi, vlerësuan këtë sukses të shënuar. Së bashku me 3458 stentime dhe 2205 procedura të tjera të stentimeve, kjo klinikë ka bërë hapa të mëdha në ofrimin e kujdesit shëndetësor kardiovaskular.
Përveç kësaj, ka rritje edhe tek numri i vizitave ambulantore, duke arritur në 16733 shërbime, një numër që shënon rritje prej 2669 vizitave më shumë se vitin e kaluar.
Ministri Vitia përgëzoi përkushtimin e stafit të Klinikës së Kardiologjisë dhe prezantoi planin e Veprimit për Kardiologjinë invazive në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, me një buxhet prej 4,612,110.85euro./GazetaShneta/




