Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiologu kosovar: Mjekët nuk po ikin nga Kosova për paga

Lajme 01/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiologu Gani Bajraktari ka thënë se mjekët nga Kosova nuk po ikin për para, por më shumë dinjitet.

Ai thotë se në Kosovë mjekët nuk i mbron shteti, derisa në perëndim mbrohen dhe janë më të sigurt.

“Ikja e mjekëve është trend evropian. Por në Kosovë a mungesë të kushteve të punës. Institucionet kanë qasje jo korrekte në drejtim të mjekëve. Pagat e mjekëve kanë qenë skandaloze, tash janë relativisht të kënaqshme por jo të mira. Në vendet e rajonit mjekeve ua japin hakun për punën e tyre”, ka deklaruar Bajraktari në RTV Dukagjini.

Ai thotë se mjekët në Kosovë bartin përgjegjësi të madhe derisa sipas tij nuk respektohen sa duhet për këtë punë.

“Vetëm mbrëmë unë kam qenë kujdestar në QKUK dhe kam stentuar pesë pacientë me infarkt akut dhe në momentin që i kam lënë kanë gëzuar shëndet të mirë. Pra pesë pacientë brenda natës, është punë me përgjegjësi jashtëzakonisht të lartë”.

Duke folur për situatën e shëndetësisë në Kosovë, Bajraktari që është edhe profesor universitar thotë se buxheti në këtë sektor është shumë i rëndësishëm por jo më i rëndësishmi.

“Faktori material [buxheti] në shëndetësi zë vendin e tretë apo katërt. Problemi kryesorë është menaxhimi dhe vendimet e mëdha. Arben Vitia është njeri i mirë dhe ndershëm, por nuk e di nëse do të jetë në gjendje të marrë vendime të mëdha”.

Bajraktari thotë se me përshkrimin e punës ministri i Shëndetësisë duhet të merret vetëm me menaxhimin e situatës, por sipas tij për të pasur rezultate ai duhet t’i tejkalojë kompetencat.

“Ministri duhet të zbresë vetë më QKUK dhe të qëndrojnë një ditë në ndonjë klinikë dhe të presë vet problemin me gërshërë”, ka deklaruar tutje Bajraktari.

 

 

Artikulli paraprakTre të infektuar me COVID-19 në Kosovë, 27 raste aktive
Artikulli i rradhës Mjekë të huaj punojnë në Kosovë pa licenca

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.