Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kartel në biznesin farmaceutik në Maqedoninë e Veriut: Dy farmaci dëmtojnë buxhetin e shtetit për 1.1 milion euro

Lajme 12/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata e lartë administrative ka konfirmuar vendimin e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës (KMK) me çka ajo konstatoi se dy farmaci të mëdha – SHA “Dr. Panovski” dhe “Farma trejd” SHPKNj – Shkup, kanë lidhur marrëveshje të ndaluar gjatë pjesëmarrjes në procedurën për furnizim publik të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave matës të sheqerit në gjak dhe pompave të insulinës me materiale harxhuese, informoi sot KMK.

“Bëhet fjalë për furnizim publik që në vitin 2016 është shpallur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë ku dy farmacitë në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, lidhën marrëveshje të ndaluar ku me vetëdije dhe me qëllim të përfitimit të paligjshëm të dobisë së pasurisë në dëm të shtetit kanë zëvendësuar parimin e konkurrencës së lirë në treg me negociata të ndaluara të çmimeve të shitjes së ilaçeve”, shpjegojnë prej atje.

Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës thekson se “gjatë zbulimit dhe dokumentimit të kësaj marrëveshje ka pasur në konsideratë legjislacionin vendas, si dhe jurisprudencën e Bashkimit Evropian”.

“Për pjesëmarrje në marrëveshjen në fjalë, Komisioni me vendimin e tij shqiptoi sanksione kundërvajtës dhe gjoba ndaj SHA. “Dr. Panovski” në shumë prej 1.061.000 euro dhe ndaj “Farma trejd” SHPKNj në shumë prej 721.000 euro”, shton KMK.

Siç theksojnë ata, shuma e gjobës është në korrelacion me dëmin e shkaktuar në buxhetin e shtetit.

“Vendimi i Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës është konfirmuar nga Gjykata administrative dhe Gjykata e lartë administrative dhe është ligjërisht i detyrueshëm dhe i zbatueshëm, ndërsa kompanitë duhet ta paguajnë gjobën brenda afatit të caktuar me ligj”, thekson KMK-ja.

Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës informon se “për marrëveshjen e zbuluar do të parashtrojë informatë përkatëse në Drejtorinë e policisë financiare dhe Prokurorinë publike për veprime të mëtejshme nga ana e tyre në procedurat përkatëse penale”./Telegrafi/

Artikulli paraprakPlani i ri i BE-së godet duhanpirësit, çmimet e cigareve drejt rritjes në tërë Evropën
Artikulli i rradhës Plakja dhe rreziku i sëmundjeve të trurit: Zbulimi i një biomarkuesi të ri dhe roli i stilit të jetesës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.