Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër deputetë të Kuvendit i mbajnë të sigurta pozitat e tyre në QKUK, dy prej tyre pa punuar

Lajme 24/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës me profesion mjekë dhe fizioterapeut, i mbajnë të siguruara pozitat e tyre në Qendrën Klinike Universitare.

Dy prej tyre janë të angazhuar me nga 20 orë punë, ndërsa dy të tjerë i kanë pozitat e ngrira. Këta të fundit janë deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu dhe ai i LDK-së Haxhi Avdyli, shkruan Gazeta Shneta.

Haxhiu është i punësuar në QKUK nga shkurti i vitit 2009 në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim. QKUK ka konfirmuar për Gazetën se ai ka një vendim për pezullim të përkohshëm për të drejtat dhe detyrat nga marrëdhënia e punës më 27 janar të këtij viti, pas zgjedhjes si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar, Haxhiu ka deklaruar pagë vjetore 2900 euro nga QKUK. Ai është deputet i Kuvendit nga viti 2011.

Avdyli i LDK-së është specialist i neurokirurgjisë dhe është i punësuar në Klinikën e Neurokirurgjisë. Por këtë pozitë ai e ka të ngrirë që nga qershori i vitit 2017, kur është zgjedhur deputet për herë të parë në Kuvendin e Kosovës. Avdyli vazhdon të mbajë pozitën e deputetit, ndërsa në QKUK punën e ka të pezulluar. Në anën tjetër ai vazhdon të punojë në sektorin privat.

Dy deputetë të tjerë të cilët janë mjekë të puënsuar në QKUK, janë Dr. Ekrem Hyseni i LDK-së, Onkolog në Klinikën e Onkologjisë dhe Dr. Arbër Tolaj i AAK-së, Ortoped në Klinikën e Ortopedisë.

Të dy vazhdojnë të punojnë edhe në QKUK me orar të përgjysmuar me nga 20 orë punë në javë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNgrënia e ushqimeve të shpejta gjatë shtatzanisë është po aq e rrezikshme sa konsumimi i duhanit
Artikulli i rradhës Gjërat që çdo grua duhet të bëjë para se të mbesë shtatzënë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.