Bordi Drejtues i SHSKUK-së sot po mban mbledhjen e 39-të ku po raportojnë katër drejtorë të klinikave kirurgjike.
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar po mban sot mbledhjen e 39-të ku po raportojnë katër drejtorë të klinikave të QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
Nazmi Kolgeci është drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale. Ai ka paraqitur i pari raportin e punës për vitin 2023. Në këtë raport është prezantuar numri prej 972 pacientë të trajtuar brenda vitit.
Kolgeci ka thënë se në sallën e madhe operative janë kryer 545 intervenime, ndërsa në sallën e vogël janë trajtuar rreth 200 pacientë. Poashtu kirurgët torakal kanë kryer mbi 670 punksione.
Në këtë mbledhje të Bordit do të raportojnë edhe drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë Besnik Elshani, drejtori i Kirurgjisë Vaskulare Hajriz Rudari dhe drejtoresha e Kirurgjisë Plastike Violeta Zatriqi.
Në mbledhjen e Bordit është diskutuar sërish nevoja për identifikimin e saktë të numrit të shtretërve në klinikat e QKUK-së dhe njësitë tjera të SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/




