Katër zyrtarë të prokurimit në SHSKUK dhe një kandidat i jashtëm, i kanë mësyrë pozitës së shefit të Prokurimit në këtë institucion.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës e ka hapur konkursin për shef të Divizionit të Prokurimit ku kanë kandiduar pesë kandidatë, shkruan Gazeta Shneta.
Katër kandidatë janë aktualisht zyrtarë të prokurimit në këtë institucion, Besnik Cenaj, Ekrem Fetahu, Selami Krasniqi dhe Gzim Shala.
Vetëm një kandidat, Lulzim Goqi, është i jashtëm.
Kandidati Selami Krasniqi e ka ushtruar detyrën e drejtorit në këtë divizion për disa vite. Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë para disa ditësh. /Gazeta Shneta/



