Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KCSF dhe USAID në mbështetje të shëndetit mendor në Kosovë në kuadër të Nismës për Bashkëpunim për Komunitet

Lajme 20/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shëndeti mendor ka qenë një nga temat më të diskutuara që prej përhapjes së pandemisë me COVID-19. Kjo krizë globale shëndetësore ka përkeqësuar çrregullimet e ankthit, depresionit dhe aspektet e tjera të shëndetit mendor, duke rritur normat e zakonshme të këtyre problemeve të shëndetit mendor në 25% deri në vitin 2022.

Kosova nuk mbeti e paprekur. Kjo temë do të trajtohet në Nismën për Bashkëpunim për Komunitet, që është një instrument i krijuar për të promovuar dialogun dhe bashkëpunimin ndër-sektorial, duke bashkuar akterë të rëndësishëm nga sektorë të ndryshëm si: përfaqësues të institucioneve publike, sektorit privat, medias dhe shoqërisë civile, në një agjendë të përbashkët për zgjidhjen e një problemi të caktuar shoqëror.

Takimi i mbajtur sot është i pari i një serie të takimeve që do të organizohen në kuadër të Nismës për Bashkëpunim për Komunitet, që u lansua sot përmes partneritetit ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe misionit të USAID-it në Kosovë, dhe si e tillë synon gjetjen e zgjidhjeve konkrete dhe të qëndrueshme. për mbështetje të shëndetit mendor për qytetarët në Kosovë.

Udhëheqësi i Programit për Angazhim Qytetar nga radhët e KCSF-së, z. Dren Puka tha se “Premisa për këtë qasje bazohet duke ditur se çështjet më komplekse sociale nuk mund të zgjidhen të izoluara, por kërkojnë bashkimin e ideve dhe burimeve nga qytetarët, shoqëria civile, sektori privat, qeveria dhe media”.

Dren Puka

Puka po ashtu tha se “Shëndeti mendor është një e drejtë themelore e njeriut, prandaj Kosova duhet të ketë strategji të përballueshme, efektive dhe të realizueshme për të promovuar, mbrojtur dhe rivendosur shëndetin mendor”.

Takimi i sotëm synon të nxisë veprime të përbashkëta që do të ndihmojnë në gjetjen e modaliteteve drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për shërbimet e shëndetit mendor në Kosovë.

James Evans Butler, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID në Kosovë tha se: “Nisma për Bashkëpunim për Komunitet është një dialog ndërmjet sektorit privat, shoqërisë civile, mediave dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës për të identifikuar çështjet e nivelit komunitar dhe që kërkojnë zgjidhje të udhëhequra në nivel lokal. Takimi i parë do të trajtojë çështjen e shëndetit mendor në Kosovë, ku pjesëmarrësit do të propozojnë veprime konkrete për adresimin e problemit. Pjesëmarrësit do të punojnë gjithashtu kolektivisht për të identifikuar temat e ardhshme për takimet pasuese. Duke mbështetur këto takime, Programi për Angazhim Qytetar (CEA) po ndërton një shoqëri civile më të fortë dhe më të shëndetshme në Kosovë”.

James Evans Butler

Pjesëmarrësit që morën pjesë në takim, theksuan gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin e tyre.

Gent Bakija nga Kompania “Ujë Rugove” ndër të tjerash tregoi se si kanë vendosur që të mbështesin organizatën “Linja e Jetës” në ofrimin e shërbimeve emergjente për parandalimin e vetëvrasjeve dhe se janë të gatshëm të vazhdojnë këtë bashkëpunim. “Ka edhe shumë biznese të tjera që e di se janë të gatshme të ndihmojnë”, tha Bakija. Ndërkaq Erjona Gjikolli, gazetare në Klan Kosova, përmendi rolin e medias në ngritjen e vetëdijes rreth kujdesit ndaj shëndetit mendor, por edhe faktin se ka personel shëndetësor të fushës që hezitojnë të marrin pjesë në emisionet që e ofrojnë hapësirën falas për komunikim me publikun.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, që nga viti 2001 në Kosovë janë vetëvrarë më shumë se 1,000 persona, ndërsa janë regjistruar mbi 4,000 tentime për vetëvrasje. Vetëm në vitin 2021 janë raportuar 45 vetëvrasje dhe 132 tentativa për vetëvrasje. Një nga mënyrat më efektive për të ofruar shërbime emergjente për të parandaluar vetëvrasjet konsiderohen se janë linjat emergjente telefonike për mbështetje.

Aktiviteti i sotëm u realizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar (CEA), që është një iniciativë pesëvjeçare e zbatuar nga KCSF në partneritet me USAID-in në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij programi është të nxisë një kulturë të aktivizmit që e bën jetën në lagjet dhe qytetet tona më të mirë, më të kujdesshme dhe kuptimplotë. Përmes Programit për Angazhim Qytetar do të zbatohen një sërë aktivitetesh të bazuara në tre shtylla thelbësore tematike: angazhimi i komunitetit, besimi ndër-shoqëror dhe zgjerimi dhe mobilizimi i burimeve të reja për shoqërinë civile.

Ylberina Morina Mala
Artikulli paraprakNë komisionin parlamentar kërkohet shkarkimi i ministrit Latifi
Artikulli i rradhës Në Spanjë po mbahet Kongresi Botëror i Farmacistëve, ja kush po e përfaqëson Kosovën

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.