Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kelmendi: Administrata e SHSKUK-së po i përngjan zyrës lokale të PDK-së

Lajme 07/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu i fëmijëve dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Dr. Baton Kelmendi ka folur dje në një konferencë për media për gjendjen në shëndetësi së bashku me Dr. Arben Vitia.

Kelmendi në fjalën e tij ka adresuar disa kritika për menaxhmentin aktual të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka folur për mungesat e shumta të barnave dhe materialeve të domosdoshme dhe elementare për funksionimin e shërbimeve ndaj pacientëve, shkruan Gazeta Shneta.

“Ka muaj që mungojnë penjtë në sallë (Vicryl 2.0, Vicryl 5.0 etj), si dhe elektrokauteri në sallën e 2 të emergjencës është në defekt. Praktikisht vetëm një sallë është e gatshme për operacione. Radhët e panevojshme për operacione urgjente e kanë edhe këtë si shkak. Merreni me mend nëse bëhet fjalë për ndonjë pacient që duhet ti nënshtrohet operacionit brenda minutave e salla është e zënë. Pra, gjithë QKUK me vetëm një sallë funksionale për operime”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai ka kritikuar drejtorinë e SHSKUK-së për të cilën ka thënë se më shumë po i përngjan zyrës lokale të Partisë Demokratike të Kosovës, nga e cila është udhëhequr shëndetësia për këto dy vite.

“Drejtoria dhe bordi ka bërë partizim brutal në SHSKUK. Ky fenomen ka mbërritur kulmin aktualisht. Një ndër arsyet e dështimeve të shumta është mungesa e plotë e kritereve profesionale dhe etike të këtyre personazheve. Ndërtesa e administratës së SHSKUK më shumë i përngjan zyrës lokale të PDK-së për lagjen e spitalit se sa një institucioni përgjegjës për të vetmen Qendër Klinike Universitare në vend, dhe të gjitha spitaleve rajonale të Kosoves”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai ka kërkuar sqarime se nga është planifikuar të sillet aparati i dytë ekstrakorporal, për operacionet kardiokirurgjike. “Aparati i ri ka pasur defekt. Rastësia e solli, që pa filluar operacioni të ndodhë defekti. A servisohen me rregull aparatet nga kompanitë e specializuara për to?”, ka thënë Kelmendi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHoroskopi, 7 gusht 2019
Artikulli i rradhës Nëna lind fëmijë binjakë në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.