Festa e Pavarësisë ka nisur herët në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Personeli mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë, kanë organizuar një ndej me rastin e 10-vjetorit të shtetësisë së Kosovës, transmeton Gazeta Shneta.
Ish-drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, gjinekologu Curr Gjocaj, ka postuar disa fotografi nga ky aheng.
Në foto shihet edhe drejtoresha e kësaj klinike, Dr. Myrvete Paqarada.
Mjekët kanë angazhuar edhe një DJ për t’u kujdesur për muzikën, derisa vet kanë bërë atmosferë duke hedhur edhe valle. /Gazeta Shneta/