Një drejtor klinike në QKUK është kërcënuar nga një person përmes rrjeteve sociale.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Policia ka njoftuar se drejtori i klinikës është ankuar se ka marr kërcënim nga një person përmes rrjeteve sociale.
“QKUK-së 08.08.2022 – 11:20. Ankuesi mashkull kosovar udhëheqës pranë klinikës në QKUK, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar, shpifur dhe kërcënuar nga një i dyshuar mashkull. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Shneta/



