Kabineti i ministrit të Shëndetësië Rifat Latifi përbëhet nga gjashtë anëtarë të rregullt si dhe tre këshilltarë të jashtëm.
Shef i Kabinetit të Latifit është Kujtim Salihu, e bashkë me të janë edhe pesë këshilltarë politik, Anton Shllaku, Azize Daku, Egzon Pnishi, Aida Morina si dhe Lumturije Bekaj.
Ndërkaq këshilltar të jashtëm janë Valon Baraliu, Kujtim Shala dhe Korab Kamberi. Ky i fundit ka qenë këshilltar i brendshëm në kohën e ish-ministrit Arben Vitia.
Sipas një përgjigje zyrtare nga kabineti, tre këshilltarët e jashtëm janë të angazhuar pa pagesë.
Ndërkaq ish-këshilltari tjetër i Vitisë, Drin Podrimqaku, është larguar nga kabineti i Latifit. /Gazeta Shneta/