Pozitës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së ia kanë mësyrë shtatë kandidatë.
Shtatë kandidatë ia kanë mësyrë pozitës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Në mesin e tyre është edhe ish-drejtori Basri Sejdiu, shkruan Gazeta Shneta.
Në fakt këtë pozitë po e synojnë edhe ish-drejtorë të tjerë, sikurse ai i Emergjencës Basri Lenjani dhe drejtori aktual i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj.
Në garën për drejtor të SHSKUK-së është vetëm një kandidat i jashtëm, Elvir Azizi, ish-ekspert i jashtëm i Bankës Botërore për Ministrinë e Shëndetësisë.
Poashtu kandidat është edhe Haqif Gashi, zyrtar në administratën e SHSKUK-së.
Kandidat për drejtor janë edhe Gëzim Shala dhe Sanije Gashi.
Konkursi për drejtor të SHSKUK-së zyrtarisht është mbyllur dje, pas përfundimit të afatit sipas Ligjit për Zyrtarët Publik. Kujtojmë se SHSKUK është me zëvendësdrejtor që nga gushti i vitit të kaluar kur pati dhënë dorëheqje ish-drejtori Valbon Krasniqi. Ai u pasua nga Pranvera Zejnullahu-Raçi e cila dha dorëheqje pas 6 muajsh dhe më pas në vend të saj u emërua Narqize Arenliu. /Gazeta Shneta/