Konkursi për drejtor ka vazhduar edhe në spitalet rajonale. Komisioni Përzgjedhës ka pranuar kandidaturat e disa mjekëve për drejtor të Spitalit të Prizrenit dhe Gjakovës.
Në Prizren janë katër konkurrentë të cilët kanë plotësuar kriteret e konkursit, Ali Hoti, Naser Ejupi, Sylejman Nishori dhe drejtori aktual Afrim Avdaj. Ndërsa kandidati Shpend Zajmi nuk i ka plotësuar kriteret, shkruan Gazeta Shneta.
Konkurrencë më e madhe është në Spitalin e Gjakovës ku pozitës së drejtorit ia kanë mësyrë shtatë persona. Ata janë Valdet Spahija, Sabahudin Bytyqi, Afrim Dervishi, Ahmet Asllani, Besart Gashi, Hilmi Shala dhe Arbrore Grezda.
Këta kandidatë do t’i nënshtrohen testit me shkrim dhe nëse marrin mbi 50 pikë atëherë do të hyjnë në intervistën me gojë para se të përzgjidhen fituesit. /Gazeta Shneta/