Në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK janë përzgjedhur shefat e rinj përmes konkursit të brendshëm.
Ka përfunduar procedura e konkursit të brendshëm për përzgjedhjen e shefave të reparteve në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Në repartin e Njësisë së Kujdesit Koronar shef është përzgjedhur kardiologu Artan Ahmeti.
Violeta Kamberi-Hasani është shefja e re e repartit të Kujdesit Gjysëm-Intensiv Kardiologjik, ndërsa Hamza Selmani është përzgjedhur shef në repartin Kardiologjia 1, teksa në Kardiologjia II shef do të jetë Nehat Rexhepaj.
Daut Gorani do të vazhdojë të jetë shef në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive, ndërsa Emond Haliti në Shërbimin e Elektrofiziologjisë dhe elektrostimulimit.
Në këtë konkurs Fisnik Hima është përzgjedhur shef në Shërbimin e Diagnostikës joinvazive, ndërsa Jahir Shala në ambulancat specialistike. /Gazeta Shneta/




