Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 4,318 testime të kryera janë konfirmuar 860 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 86.194 raste nga 405.798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.819 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 682 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 71 mijë.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 287 raste, Gjilan 69 raste, Gjakovë 63 raste, Mitrovicë 57 raste, Pejë 52 raste, Ferizaj 41 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Lipjan 28 raste, Kamenicë 24 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 18 raste, Istog 17 raste, Vushtrri 16 raste, Klinë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Shtime 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Viti 3 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rat komunat Dragash dhe Kllokot.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me mbi 13 mijë raste aktive./GazetaShneta/