Agjencia nga Holanda ‘Partisan Medical Mercenaries’ në bashkëpunim me Universitetin Avans dhe partnerë të tjerë janë duke ofruar bursa studimi dhe mundësi punësimi në Holandë për infermierët nga Kosova.
Kjo agjenci ofron bursë në vlerë 950 Euro si dhe pagë 650-700 Euro ku përfshihen dy ditë shkollë, dy ditë praktikë dhe dy ditë punë.
Pas studimeve infermierët do të përfitojnë diplomë ndërkombëtare me të cilën mund të punësohen kudo në Evropë. Pas diplomimit infermierët mund të zgjedhin të punësohen në një nga qendrat universitare në Holandë, të krijojnë bashkim familjar atje, apo edhe të kthehen në Kosovë.
Agjencia ‘Partisan Medical Mercenaries’ i mbulon të gjitha shpenzimet si kursin e gjuhës holandeze, rregullimin e dokumenteve, deri tek vendosja në Holandë.
Kriteret për të përfituar nga kjo mundësi mund t’i shihni më poshtë.
Për të aplikuar në këtë konkurs kontaktoni në email: [email protected] ose në numrin e telefonit +31634508551.