Spitali Amerikan në Prishtinë ka pranuar sot një falënderim mjaft të veçantë.
Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë kanë vizituar spitalin me ç’rast ua kanë dorëzuar një Falënderim për shërbimin ekselent dhe bashkëpunimin e mirë, shkruan Gazeta Shneta.
“Ushtarët e KFOR-të janë shumë falënderues ndaj punës dhe përkushtimit të të gjithë stafit të Spitalit Amerikan, duke dhuruar kështu në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për gjithë punën e palodhshme, një dekoratë për shërbimin ekselentë të të gjithë mjekëve e në veçanti për Kardiokirurgët Kojqiqi”, thuhet në njoftimin e Spitalit Amerikan.
“Pjesëtarët e KFOR-të janë ndër bashkëpunëtorët më të mirë që ka Spitali Amerikan, në këtë mënyrë duke dëshmuar besimin e lartë që kanë ndaj institucionit tonë shëndetësor – Spitalit Amerikan”, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/