Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kims Hospital tashmë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan

Lajme 17/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali Amerikan do të ketë krah tij në ofrimin e shërbimeve spitalore për qytetarët, një nga spitalet më të mira private britanike, Kims Hospital. Një marrëveshje bashkëpunimi do të bëjë të mundur shkëmbimin e eksperiencës së stafeve mjekësore mes dy spitaleve dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit për pacientët që trajtohen pranë Spitalit Amerikan.

Sipas Klodian Allajbeu, Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, grupe mjekësore nga Kims Hospital do të vijnë në Shqipëri për të shkëmbyer eksperiencat e tyre me mjekët në spitalin amerikan. Gjithashtu mjekë nga Spitali Amerikan do të shkojnë në Londër në spitalin Kims ku do të marrin pjesë në trajnime të ndryshme që do të organizohen për sa i përket kirurgjive të avancuara.

Gjithashtu bashkëpunimi do të zgjerohet në stafin infermieror, ku infermierë të stafit tonë do të trajnohen pranë spitalit Kims për të zhvilluar më shumë standard të larta shëndetësore në të gjithë trajtimin dhe për të rritur sigurinë e trajtimit ndaj pacientit.

Rregulla të caktuara dhe protokolle të caktuara do të vendosen në mënyrë të përbashkët, do të rritet më shumë siguria ndaj pacientit dhe një kontroll më i lartë ndaj infeksioneve ku spitalet që operojnë në britaninë e madhe kanë një nivel të lartë dhe i kushtojnë rëndësi shumë të madhe sigurisë ndaj pacientëve.

Por jo vetëm kaq. Pacientët shqiptarë që trajtohen në spitalin amerikan tashmë do të kenë një rrugë të hapur drejt Kims Hospital në Londër, për tw kryer ndërhyrje që kërkojnë specializim të lartë.

Sipas Peter Goddard, Kryetar Bordi i Kims Hospital, do të transferohen pacientët nga Shqipëria në Britaninë e Madhe për t’i trajtuar për ndërhyrje që kërkojnë specializim të lartë, do të shkëmbejmë stafet mjekësore dhe të mësojmë nga aftësitë e njëri tjetrit. Spitalin Amerikan zgjidhet për këtë bashkëpunim sepse me spitalin Kims në Londër ka te njejten vizion, vlera të ngjashme pra është si të thuash një proces binjakëzimi.

Sipas Simon James, Ceo i Kims Hospital ku në këtë spital ka më shumë se 270 doktorë të specializuar që punojnë në fushat e ortopedisë, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, kjo është një mundësi e madhe për doktorët tanë të vijnë këtu dhe të takojnë mjekë në Spitalin Amerikan të ndajnë me njëri tjetrin praktikat më të mira.

Ky bashkëpunim garanton një rrugë shumë të sigurtë për pacientët shqiptare dhe jo vetem, do të kenë sigurinë që u ofron Spitali Amerikan këtu në shqipëri por edhe sigurinë e një prej spitaleve më të mira private në Londër.

Artikulli paraprakDy mënyra për t’i zbardhur dhëmbët me përbërës shtëpiakë
Artikulli i rradhës Alarm nga shkencëtarët: Mos zbrisni nga rrëshqitëset me fëmijët tuaj në prehër

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.