Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgët nuk i përgjigjen grevës së organizuar nga sindikata, vazhdojnë punën normalisht

Lajme 13/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk do t’i bashkohen grevës së organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.

Këtë e ka bërë të ditur kirurgu Arbër Morina, i njohur si një nga organizatorët e grevave të mëhershme të kirurgëve, shkruan Gazeta Shneta.

“Kolegjiumi profesional i kirurgëve sot merr vendim të njëzëshëm: nuk ka asnjë lloj greve, puna vazhdohet normalisht”, thuhet në njoftimin e Morinës.

Në anën tjetër FSSHK me anë të një njoftimi ka thënë se grevës e cila ka filluar në ora 7 të mëngjesit i janë bashkëngjitur të gjitha institucionet, përveç QKMF-së në Shtime ku ka ndodhur një incident pasi një qytetar ka thyer xhamin e ndërtesës.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës respektivisht Këshilli Qëndror Grevist njofton opinionin e gjerë se Greva ka filluar në ora 07:00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha Institucionet Shëndetësore të Kosovës dhe deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur Grevës së Përgjithshme, përveç  në QKMF – Shtime u informuam nga nënkryetarja e  sindikatës në këtë qendër znj. Shehrije Morina se ka ndodhur një incident  ku një qytetar ka thyer një xham në laboratorin e kësaj qendre mjekësore, me të cilin rast tani për tani është duke u marr Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.

Kujtojmë se greva 8 orëshe e organizuar nga sindikalistët vjen pas pezullimit të Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCilat teste janë të nevojshme për tremujorit e parë tek gratë shtatzëna
Artikulli i rradhës Si ndikon marrja e pilulave të kontrollit të lindjes ndërsa jeni shtatëzënë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.